Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident horror në Shkodër, një i vdekur dhe disa të plagosur (Emrat)
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së hënës në aksin Shkodër-Bushat, ku për pasojë 1 person humbi jetë dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Po punohet për nxjerrjen jashtë makinës të trupit të viktimës, i identifikuar si Altin Lulo. Personat e tjerë të aksidentuar Mateo Luli, Laura Luli e Hilmi Shkrelaj u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se një kamion është përplasur me një makinë në kryqëzimin e Kryebushatit paraditen e sotme. Nga aksidenti mbetën të plagosur rëndë 3 persona, të cilët u dërguar drejt spitalit të Shkodrës, por njëri prej tyre s’mundi të mbijetojë. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti rrugor.