Berisha akuzon: Zjarret krim shtetëror, Rama përgjegjësi

Berisha akuzon: Zjarret krim shtetëror, Rama përgjegjësi

Kreu i PD, Sali Berisha i quan zjarret me të cilat u përball vendi ynë si krim shtetëror. Në një konferencë nga selia blu, Berisha u shpreh se Shqipëria nuk ka njohur më parë zjarre kaq shkatërrimtaret, duke akuzuar se vendi u gjet i papërgatitur. “Një krim të vërtetë shtetëror zjarret, flakët dhe djegiet e mbi 54 mijë hektarë ullishte, kopshte, bahçe, pyje. Djegien e qindra banesave në fshatrat e Gramshit, Delvinës dhe në një seri zonash të tjera. Djegien e qindra dhe mijëra bagëtive, pa llogaritur këtu kafshët e egra dhe rrafshimin e të gjithë florës dhe faunës në këto zona. Djegien e qindra mijëra koshereve të bletëve”, tha Berisha. Ish-kryeministri thotë se Shqipëria u gjet e çarmatosur tërësisht nga mjetet antizjarr dhe pësoi djegie...