Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
49-vjeçarja i ofron marrëdhënie seksuale me pagesë, burri i vjedh paratë e telefonin
Një 40-vjeçar i identifikuar si Robert Lamnica, banues në Shënavlash, është arrestuar nga policia e Durrësit, gjatë një operacioni të koduar “Last Threat”. Ndërkohë që në kërkim u shpall një 49-vjeçarje me inicialet A. H., banore e Durrësit. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 49-vjeçarja, e cila ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dyshohet se i ka ofruar marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës një 44-vjeçari. Lamnica bashkëpunoi me të duke i marrë viktimës me dhunë celularin dhe një shumë parash. Të dy personat ishin nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur më herët nga Gjykata e Durrësit, në kuadër të hetimeve të operacionit “Last Threat” të zhvilluar në muajin prill. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...