I morën paratë dhe celularin me dhunë një 44-vjeçari,në pranga një shtetas në Durrës

I morën paratë dhe celularin me dhunë një 44-vjeçari,në pranga një shtetas në Durrës

Një 40-vjeçar në Durrës është arrestuar dhe një 49-vjeçare është shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim i morën me dhunë celularin dhe një shumë parash një 44-vjeçari. Uniformat blu bëjnë të ditur se dy të dyshuarit ishin në arrest shtëpie në gjatë momentit që ndodhi ngjarja. Po ashtu bëhet e ditur se para se t’i merrnin me dhunë paratë dhe celularin, 49-vjeçarja i kishte ofruar shërbime seksuale kundrejt pagesës 44-vjeçarit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. L., 40 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. H., 49 vjeçe, banuese në Durrës. 49-vjeçarja, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dyshohet se i ka ofruar marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, në banesën...