Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pippo Baudo dhe fundi i tij i vështirë/ “Sëmundja neurologjike e la në vetmi”, avokati i tij: Pasardhësi? Stefano De Martino
Giorgio Assumma, avokati dhe miku i ngushtë i Pippo Baudos, ishte pranë tij deri në momentet e fundit. Ai tregon për gjendjen e shëndetit të legjendës së televizionit italian dhe për vuajtjet që Baudo kaloi në ditët e fundit. “S’mund të themi që vdiq nga një sëmundje e gjatë apo nga një aksident në shtëpi. Pippo u godit nga një dobësim neurologjik në këmbë, që e bëri të kufizuar në lëvizje. Ai shikonte keq dhe përpiqej ta fshehte këtë ndaj meje. Në muajt e fundit qëndroi pothuajse i mbyllur në shtëpi, nuk dilte shumë, përveç rasteve të rralla si festa e Pingitores. Edhe me mua komunikonte më shumë nëpërmjet telefonatave ku i tregoja batuta dhe e dëgjoja të qeshte,” rrëfen avokati. Baudo ishte i trishtuar,...