Dëmet nga zjarret/ Berisha: Qëllimi im është që të ndërgjegjësoj qytetarët se meritojnë zhdëmtimin maksimal për këtë krim shtetëror

Dëmet nga zjarret/ Berisha: Qëllimi im është që të ndërgjegjësoj qytetarët se meritojnë zhdëmtimin maksimal për këtë krim shtetëror

Gjatë një konference me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike, kryetari Berisha tha duke folur për dëmet nga zjarret se “qëllimi im është që të ndërgjegjësoj qytetarët se meritojnë zhdëmtimin maksimal për këtë krim shtetëror”. Berisha: Cili është qëllimi im sot para jush? Është të mbroj interesat e qytetarëve të dënuar, sepse duke i njohur si një krim shtetëror, qeveria ka detyrimin ligjor dhe kushtetues për zhdëmtime maksimale, urgjente të të gjitha dëmit të bërë, në banesa, në bahçe, ullishte, bagëti dhe çdo gjë tjetër qindra e qindra fermerëve të dëmtuar. Pra, sigurisht që, Edi Rama është përgjegjës kryesor dhe e them edhe njëherë, është autori kryesor i këtij krimi shtetëror. Por nuk është ky qëllimi im kryesor, akuza në këtë rast, qëllimi im kryesor...