Burimi: 
								Zeri.ai
								
							
                                    Foto © Zeri.ai                                
                            Dhunoi dhe abuzoi seksualisht 20-vjeçaren, pranga 35-vjeçarit në Tiranë
                            FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht një 20-vjeçare. Ka qenë kjo e fundit e cila ka denoncuar rastin në Polici, e cila ka dëshmuar se i dyshuari e kishte përdhunuar dhe dhunuar. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan me iniciativë shtetasin A. T., 35 vjeç, pasi ka kallëzuar një 20-vjeçare se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj”,-thuhet në njoftimin e policisë. Hetimet e mëtejshme po i ndjek prokuroria vendore, teksa nuk jepen detaje të tjera nga ngjarja./ZËRI