Borussia Dortmund dhe Niko Kovac “shtrëngojnë duart”, palët pranë marrëveshjes për rinovimin e kontratës

Borussia Dortmund dhe Niko Kovac “shtrëngojnë duart”, palët pranë marrëveshjes për rinovimin e kontratës

18 Gusht 2025 13:03 Telesport Vlera e Niko Kovac po rritet ndjeshëm në Dortmund. Negociatat për rinovimin e kontratës së trajnerit janë duke u zhvilluar dhe duket se janë shumë premtuese. Prej kohësh zyrtarët e Borussia Dortmund po punojnë që të zgjasnin kontratën e trajnerit aktual sa më shpejt të jetë e mundur, pavarësisht faktit se ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon. Si presidenti i BVB, Hans-Joachim Watzke, ashtu edhe drejtori sportiv Lars Ricken e kanë lënë të kuptohet këtë disa herë në javët e fundit. Deri më tani, ishte thënë se klubi dhe trajneri donin të merrnin kohën e tyre deri në vjeshtë. Megjithatë, skenari tani duket se ka ndryshuar dhe nënshkrimi mund të ndodhë shumë më shpejt. Sipas mediave, të gjitha...