Pse Putini e do Donetskun

Pse Putini e do Donetskun

Nga Mark Galeotti, SPECTATOR A do të varet fati i Ukrainës nga Sloviansk, Kramatorsk, Druzhkivka dhe Kostiantynivka? Këto emra mund të mos jenë të njohur për shumicën, por ato janë katër “qytete fortesa” kyçe në pjesët e mbetura të rajonit të Donetskut, që sipas raportimeve, Vladimir Putini po i kërkon si çmim për paqen. Megjithëse detajet mbeten ende të paqarta, duket se korniza e një marrëveshjeje paqeje, e rënë parimisht dakord mes Putinit dhe Trumpit, do të parashikonte që rusët të pranojnë ngrirjen e vijës aktuale të frontit. Madje mund të kthejnë ndonjë pjesë të vogël të rajoneve Sumy dhe Kharkiv që kanë pushtuar, në këmbim të dorëzimit nga ana e Kievit të pjesës shumë më të madhe të rajonit të Donetskut që ende e...