Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Turizmi, të huajt në hotele u rritën me 37.4%, në krye Kosova dhe Italia
Hotelet raportuan rritje të vizitorë ve dhe netqëndrimeve të të huajve në muajin qershor ku në krye të grupeve vijuan të mbeten Kosova dhe Italia me respektivisht 19 për qind dhe 13 për qind. Nisja e turizmit të organizuar që në maj duket se bëri që edhe polakët të ishin grupi i tretë sipas shteteve të cilët regjistronin 10 për qind të vizitorëve të raportuar.Të dhënat tregojnë një tendencë të raportuar edhe nga turoperatorët ku për herë të parë edhe francezët janë bërë një grup i rëndësishëm me 6 për qind teksa gjermanët qëndrojnë para tyre me 8 për qind të vizitorëve.Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave mbi strukturat akomoduese për muajin qershor tregojnë se vizitorët gjithsej u rritën me 37,2 %, ku ata...