Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Viti i ri shkollor 2025-2026, nis më 8 shtator dhe mbyllet më 12 qershor. Kur do zhvillohen provimet e maturës dhe klasave të 9-ta
                            Viti i ri shkollor për arsimin bazë dhe të mesëm do të nisë më 8 shtator 2025 dhe mbyllet më 12 qershor 2026. Për maturantët, mësimi do të mbyllet më 25 maj 2026, ndërsa provimet janë parashikuar mes dative 1-26 qershor. Për klasat e 9-ta, provimet do të mbahen në 15:26 qershor 2026. Sa i përket regjistrimeve, për klasat e para dhe të dhjeta do të vijojnë deri më 31 gusht.