Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarret, katër vatra aktive dhe tre nën monitorim. Në Fushë-Arrëz, terreni i vështirë përkeqëson situatën
Katër vatra zjarri janë aktualisht aktive në vend, ndërsa tre të tjera po mbahen nën monitorim nga grupet zjarrfikëse, për të shmangur një riaktivizim të tyre. Në një përditësim mbi situatën, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në 24 orët e fundit u regjistruan 23 vatra zjarri, por 16 prej tyre janë shuar plotësisht. Në bashkinë e Fushë Arrëzit situata duket e vështirë në fshatrat Xeth, Kolumri dhe Trun, ku disa vatra kanë dalë jashtë kontrollit, për shkak edhe të terrenit shumë të vështirë. Në terren janë angazhuar strukturat vendore dhe 50 forca të Forcave të Armatosura me një mjet zjarrfikës. Edhe në fshatin Ibë, njësia Bërzhitë, ka një vatër zjarri në terren të vështirë, por pa rrezik për banesa. Në fshatin Tërnovë në...