Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nis më 8 shtator viti i ri shkollor, ja datat e pushimeve dhe regjistrimeve në e-Albania
Ministria e Arsimit ka publikuar datat e fillimit të vitit të ri shkollor 2025-2026, datat e pushimeve dimërore e pranverore, provimeve kombëtare, si dhe datat për regjistrimin online në e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta. Më datë 8 shtator hapin dyert shkollat në të gjithë vendin për arsimin bazë, të mesëm e atë të lartë, ndërsa më 12 qershor përveç maturantëve, përfundon viti akademik. Për maturantët viti shkollor mbyllet më 29 maj, pasi nga datat 1-26 qershor do i nënshtrohen provimeve shtetërore. Klasat e 9-ta do të zhvillojnë provimet nga data 15-26 qershor. Ministria bën me dije gjithashtu se regjistrimi për klasat e para dhe të dhjeta në e-Albania do të vijojë deri më datë 31 gusht, ndërsa për librat falas do të...