Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Fluks i lartë lëvizjesh në Kakavijë, mbi 13 mijë shtetas kalojnë kufirin në 24 orët e fundit
Një fluks i shtuar lëvizjesh është regjistruar në pikën kufitare të Kakavijës, si në hyrje ashtu edhe në dalje të territorit shqiptar. Për të përballuar këtë situatë, pala shqiptare ka vënë në funksion 4 sportele në dalje dhe 3 sportele në hyrje, duke garantuar ecurinë normale të qarkullimit të udhëtarëve. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar gjithsej 13,611 shtetas, nga të cilët 5,595 në hyrje dhe 8,016 në dalje. Në krahasim me ditën pararendëse të muajit, kjo shënon një rritje prej 685 shtetasish më shumë. Gjithashtu, gjatë së njëjtës periudhë kanë kaluar 4,369 mjete, përkatësisht 1,532 në hyrje dhe 2,837 në dalje.