Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shuhen 16 vatra, 4 të tjera ende aktive

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shuhen 16 vatra, 4 të tjera ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e zjarreve në vend. Gjatë orëve të fundit, janë evidentuar gjithsej 23 vatra zjarri në territorin shqiptar. 16 prej këtyre vatrave janë shuar, ndërsa 4 të tjera janë ende aktive. Gjithashtu 3 vatra të tjera janë në monitorim nga autoritetet. Vatra të shuara plotësisht: Janë izoluar dhe shuar zjarret në Gramsh (Teqeja e Dushkut, Mali i Kushovës), Vlorë (në afërsi të hangarëve të avionëve), Skrapar (Osnat), Përmet, Durrës (Gjuricaj dhe Shënavlash), Krujë (Virjon dhe afër Fabrikës së Çimentos), Memaliaj, Shkodër (Prekal dhe Mali Kolaj), Patos, Delvinë, Elbasan (Shushicë). Vatra aktive dhe në monitorim: Bashkia Bulqizë, fshati Tërnovë: dy vatra zjarri me zhvillime në zonën e Liqenit të Zi dhe në Valikardhë, ku vijon ndërhyrja nga...