Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Donbasi, Krimea dhe Neni 5/ Temat më të nxehta të luftës në Ukrainë
Tre vite pas nisjes së pushtimit rus, Ukraina mbetet e përfshirë në një luftë të përgjakshme, me territore të pushtuara, miliona civilë në rrezik dhe me sytë nga Perëndimi, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky pritet të zhvillojë një takim vendimtar me Donald Trump. Ndërsa Moska vazhdon ofensivën në lindje dhe jug të vendit, Kievi kërkon mbështetje më të madhe ndërkombëtare – ushtarake, ekonomike dhe politike. Por për të kuptuar më mirë zhvillimet, ja disa nga termat kyç që kanë dominuar narrativën e kësaj lufte: Çfarë është NATO dhe çfarë përfaqëson Neni 5? NATO është një aleancë ushtarake e përbërë nga 32 vende të Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë Perëndimore. E themeluar në vitin 1949 si një mburojë ndaj Bashkimit Sovjetik, aleanca është zgjeruar ndjeshëm gjatë...