Intervista e plotë/ Linda Rama në pozicionin e ekspertes: Si i perceptova prishjet e ndërtimeve pa leje dhe shkarkimet “on-block” të drejtorëve të Bashkisë

Intervista e plotë/ Linda Rama në pozicionin e ekspertes: Si i perceptova prishjet e ndërtimeve pa leje dhe shkarkimet “on-block” të drejtorëve të Bashkisë

Nuk do të më kishte shkuar mendja vetë, po të mos ma kishte kujtuar Linda: Nila, kam 12 vjet pa dalë në kopertinë. Instinkti im gazetaresk reagoi menjëherë. U përpoqa të kujtoja se kur e kisha lexuar për herë të fundit një intervistë me Linda Ramën në një revistë. M’u kujtua vagullt se pas dasmës me Edin, diku nga marsi i vitit 2011, ajo ishte intervistuar nga Iva Tico. Martesa e tyre kishte ndodhur në vjeshtën e 2010-s, dhe këtë detaj e mbaj mend mirë: kur Edi Rama më prezantoi asokohe me Lindën, iu drejtua me një buzëqeshje dhe një shenjë gishtit nga unë: “Ja, një tjetër Basha përballë teje” – meqë Linda mbante ende mbiemrin e vajzërisë. Për të qenë e sigurt, mora në telefon Arta Markun....