Shqipëria vijon të digjet/ MM: 23 vatra në 24 orët e fundit, 4 janë ende aktive, ja zonat problematike

Shqipëria vijon të digjet/ MM: 23 vatra në 24 orët e fundit, 4 janë ende aktive, ja zonat problematike

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e zjarreve në vend. NJOFTIMI I MM-së Në harkun kohor nga ora 09:00 e datës 17 gusht deri në orën 09:15 të datës 18 gusht 2025, janë evidentuar gjithsej 23 vatra zjarri në territorin e vendit. Nga këto: • 16 vatra janë shuar; • 4 vatra janë ende aktive; • 3 vatra janë në monitorim. Vatra të shuara plotësisht: Janë izoluar dhe shuar zjarret në Gramsh (Teqeja e Dushkut, Mali i Kushovës), Vlorë (në afërsi të hangarëve të avionëve), Skrapar (Osnat), Përmet, Durrës (Gjuricaj dhe Shënavlash), Krujë (Virjon dhe afër Fabrikës së Çimentos), Memaliaj, Shkodër (Prekal dhe Mali Kolaj), Patos, Delvinë, Elbasan (Shushicë). Vatra aktive dhe në monitorim: o Bashkia Bulqizë, fshati Tërnovë: dy vatra...