Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Viti i Ri Shkollor 2025-2026, nis më 8 shtator dhe mbaron më 12 qershor! Ja kur zhvillohen provimet e maturës
Foto ilustruese TIRANË- Viti i Ri Shkollor 2025-2026, do të nisë më 8 shtator për arsimin bazë, të mesëm dhe të lartë dhe do të përfundojë më 12 qershor, përveç maturantëve. Për këta të fundit (klasat e 12-ta) viti shkollor do të mbyllet më 29 maj. Përmes një postimi në rrjete sociale, ministria e Arsimit ka njoftuar ndër të tjera se regjistrimet online në e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta vijojnë deri më 31 gusht. Sa i përket kalendarit të provimeve, për klasat e nënta do zhvillohen më 15-26 qershor, ndërsa provimet e maturantëve janë parashikuar mes datave 1-26 qershor./ZËRI