Fluks i lartë udhëtarësh në Kakavijë, mbi 13 mijë shtetas kaluan kufirin në 24 orë

Fluks i lartë udhëtarësh në Kakavijë, mbi 13 mijë shtetas kaluan kufirin në 24 orë

Fluks i shtuar lëvizjesh në Kakavijë në hyrje dhe në dalje të territorit shqiptar. Për të përballuar fluksin, pala jonë po punon me 4 sportele në dalje dhe 3 sportele në hyrje, duke garantuar ecurinë normale të lëvizjes së udhëtarëve. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë kaluar gjithsej 13,611 shtetas, nga të cilët 5,595 në hyrje dhe 8,016 në dalje. Krahasuar me ditën pararendëse të muajit, kjo shënon një rritje prej 685 shtetasish më shumë.Po ashtu, janë përpunuar gjithsej 4,369 mjete, nga të cilat 1,532 në hyrje dhe 2,837 në dalje.