Sali Berisha paraqitet në SPAK, vijon akuzat: Janë informuar kartelet e drogës, 250 urdhër-arreste s’janë ekzekutuar…

Sali Berisha paraqitet në SPAK, vijon akuzat: Janë informuar kartelet e drogës, 250 urdhër-arreste s’janë ekzekutuar…

Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Të hënën e parë të çdo muaji, Berisha duhet që të shkojë në SPAK për të respektuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje". Kreu i demokratëve akuzohet për veprën penale të korrupsioni të kryer në bashkëpunim në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv "Partizani". Në dalje nga SPAK, Berisha dha një deklaratë për mediat teksa vijoi me akuzat ndaj kreut të këtij institucioni, Altin Dumani. Kryedemokrati akuzoi SPAK për bashkëpunim me krimin, duke thënë se janë informuar krerët e karteleve dhe asnjë prej tyre nuk është në burg.  "Sot unë lashë këtë shënim: Altin Troplini, se çfarë gjeta unë aty, aty ishte Elvis Doçi. Elvis Doçi, po...