Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha shkon në SPAK dhe nis me akuzat: 250 urdhër-arreste s’janë ekzekutuar…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë, e caktuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit në nëntor 2024. Ai vijoi me akuzat ndaj këtij institucioni dhe kreut të SPAK, Altin Dumani. “250 urdhra-arreste s’janë ekzekutuar, janë njoftuar krerët e karteleve. U bëj thirrje gazetarëve të merren me informacionet e këtij institucioni, të mos bien pre e mashtrimeve të tyre. 34 ton kokainë, 6.5 miliardë euro. Asnjë gram nuk është kapur në Shqipëri, dezinformojnë, mashtrojnë se u kapën 17 tonelata. Theksova këtë moment, se nëse Altin Troplinin po e dekoronte Elvis Doçi, pikërisht për këtë bashkëpunim kriminal të ngushtë, mes personave të caktuar, një pjesë është edhe policia. Rastet janë flagrante, që akuzohen vetë këta prokurorë,...