Gonxhja ndan pamje nga kantieri i Teatrit të ri Kombëtar: Një tjetër vepër arkitektonike e Tiranës

Gonxhja ndan pamje nga kantieri i Teatrit të ri Kombëtar: Një tjetër vepër arkitektonike e Tiranës

Punimet në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar po ecin me ritme të qëndrueshme dhe pritet që godina e re të jetë jo vetëm një hapësirë për artistët, por edhe një pikë e rëndësishme e jetës urbane dhe sociale e kryeqytetit. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka ndarë sot pamje nga punimet që po zhvillohen në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, një prej projekteve më ambicioze kulturore të viteve të fundit në vend. “Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar, ku punohet çdo ditë për t’i dhënë jetë një godine që do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse Tiranës së shekullit XXI dhe ikonë e artit dhe kulturës mu në zemër të kryeqytetit”, shkroi Gonxhja. Objekti i ri i Teatrit Kombëtar...