Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
“Wagner”, poezi nga Arti Lushi
Kur të vjen e keqja hapi derën, thonë.Për të ishte thjesht një ditë jo e mirë:Dështim në një investim kriptovalute,Mëlçia mysybet;Dëgjoi edhe nga e dashura fjalët e Hit lerit“Kam nevojë për më shumë hapësirë” Drekoi lehtë.Pak bukë, pak djathë, një gotë verë.Hyri për një banjëDhe u zhyt në mejtime dhe reflektimePër jetën e tij.U ndje aq mirë në ujin e ngrohtëSa kur doli s’andejmi, kishin kaluar plot 32 vjet. Avulli në pasqyrë e pengonte të shihte thinjat.Me kanotieren e veshur mbrapshtU duk si dikush që zgjohet më parajsëDhe pyetja e parë që bën“Sa është fjalëkalimi për internetin?” ObserverKult Lexo edhe: ARTI LUSHI: KANË NJË JETË TË TYREN DASHURITË E PAREALIZUARA