Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Korçës i dhuroi gjithë ç’pati, e lanë pa varr…
Ai ishte një nga filantropët më të mëdhenj që ka nxjerrë kombi ynë, shembull për t’u frymëzuar. Në Korçë, familja Turtulli njihet si një prej familjeve më të njohura tregtare. Thoma Turtulli dhe kompania e tij, zhvillonte tregti me Durrësin, Shkodrën, Tiranën, por edhe me Selanikun, Manastirin e Stambollin. Shumë shpejt, ai iu përkushtua punëve të mëdha filantropike, për ta bërë Korçën, shembull të një qyteti evropian. Kështu në qytetin e Korçës, më 25 dhjetor 1927, çeli dyert kinemaja “Majestic”. Kjo kinema e bukur u ngrit nga Kompania Anonime Shqiptare “Cinemato”, e krijuar prej Thoma Turtullit. Kush ishte dhe si kujtohet nga korçarët, Thoma Turtulli Ishte bamirësi që i dhuroi Korçës bibliotekën, kinemanë, liceun, spitalin, jetimoren. Ishte njeriu që shpëtoi nga vdekja e sigurt me...