Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Zija Vukaj: Neoklasicizmi në letërsinë tonë mund të takohet vetëm te Ndre Mjeda
Zija Vukaj Nga Zija Vukaj Neoklasicizmi në letërsinë tonë mund të takohet vetëm te Ndre Mjeda. Ky sonet impozant jep një skenë madhështore nga lavdia e të parëve. Në këtë gdhendje sublime të artit poetik, Mjeda, përveç zjarrit të rrallë patriotik shkarkon arsenalin prozodik të një poeti të rrallë edhe për qarqet e kulturave të mëdha. Kumbimet e similitudave si akordet hijerënda të një muzike marciale, dalin nga shpirti i poetit dhe përplasen rrmyeshëm si gjamët e motit nëpër viset e atdheut, duke shkundur gjithashtu çdo botë të brendshme lexuesi. Lissus VI E u l’shuen si ‘j nieri t’tanë. Si shprazen shenatRrmyeshëm prej majesh nëpër gryka, e zbrisinBumbulluesa teposhtë e tui mbëlue dhenat,Kësolla e ndërtesa shpartallojnë e krisin; O si lëshohen langojt kambëshpejtë ndër brenat...