Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Diskutimet për armëpushim, Rusia sulmon gjatë natës Ukrainën, nëntë të vrarë
Ukraina akuzon Rusinë për sulme me dronë gjatë natës në rajonin e Kharkivit. Të paktën nëntë persona u vranë, mes tyre një fëmijë i vogël, bëri me dije guvernatori i rajonit lindor, Oleh Synehubov në një postim në Telegram. Sakaq ai njoftoi se sulmi la pas të plagosur, por pa dhënë detaje për numrin e saktë. “Numri i të plagosurve është vazhdimisht në rritje”, shkruan ai. Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin u takuan pak ditë më parë në Alaska, ku diskutuan për luftën në Ukrainë. Sakaq sot pritet takimi mes Volodymyr Zelenskyn dhe Donald Trump. Zelensky, i cili arriti në SHBA rreth orës 22:30, lëshoi një deklaratë përmes së cilës tha se ishte mirënjohës që Trumpi e kishte ftuar dhe “të...