“Amnesty International” akuza Izraelit: Po aplikon një politikë të qëllimshme për të shkaktuar uri në Gazë!

“Amnesty International” akuza Izraelit: Po aplikon një politikë të qëllimshme për të shkaktuar uri në Gazë!

Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, akuzoi Izraelin se po aplikon “një politikë të qëllimshme” për të shkaktuar uri në Gazë, teksa Kombet e Bashkuara dhe grupet e ndihmës kanë paralajmëruar për rrezikun e zisë së bukës në këtë territor palestinez. Izraeli, që ka kufizuar hyrjen e ndihmës në Rripin e Gazës, vazhdimisht ka mohuar akuzat se qëllimshëm po shkakton uri gjatë luftës 22-mujore kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Në një raport që citon dëshmi të palestinezëve të zhvendosur dhe të stafit mjekësor që ka trajtuar fëmijë të kequshqyer, Amnesty International theksoi se “Izraeli po zhvillon një fushatë të qëllimshme të urisë në Rripin e Gazës të okupuar”. Amnesty International e akuzoi...