Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
A mund të kenë fibrat të njëjtin efekt si Ozempic
Drithërat, bishtajoret dhe farat po marrin vëmendjen kryesore në rrjetet sociale dhe për herë të parë pas shumë kohësh, duket se nutricionistët nuk kundërshtojnë dot: ky trend e meriton gjithë këtë bujë. Në TikTok, trendi i ri quhet “fibremaxxing”, që do të thotë të pasurosh qëllimisht dietën tënde me fibra, përmes ushqimeve si fasulet, drithërat dhe farat chia. Trendi ka në fokus shëndetin e zorrëve dhe mirëqenien e përgjithshme të trupit. Fjala “maxxing” përdoret zakonisht në rrjet për të përshkruar një konsum të rritur apo të qëllimshëm të diçkaje, dhe në këtë rast nënkupton: sa më shumë fibra, aq më mirë. Ashtu si shumë trende të tjera, edhe ky nisi nga Gjenerata Z. Pamela Corral, një krijuese përmbajtjesh 25-vjeçare, është bërë virale në TikTok me...