Ksamil, motorri del nga rruga, plagosen tre persona

Ksamil, motorri del nga rruga, plagosen tre persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre shtetasve të huaj është regjistruar në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së hënës, rreth orës 01.10, në hyrje të Ksamilit, në afërsi të një karburanti. Shtetasi turk, Deyvi Varon, duke drejtuar motorrin me targë CB 877 ka humbur kontrollin duke dalë në trotuar. Si pasojë ka marrë dëmtime këmbësori, shtetasi Italian, Salvatore Caruso, drejtuesi i motorrit Deuvi Varon dhe pasagjeri i motorrit shtetasi Mert Faro, i cili dyshohet se ka thyer këmbën. Të plagosurit u transportuan për mjekim në Spitalin e Sarandës, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën.  Pas kryerjes se alkoltestit rezultoi testi parë 1.48 mg/l testi dytë 1.30 mg/l. Policia e Sarandës po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.