Zjarri në parkun natyror të Gërmenjës, si paraqitet situata ditën e sotme

Zjarri në parkun natyror të Gërmenjës, si paraqitet situata ditën e sotme

Një vatër zjarri është aktivizuar në Parkun Natyror të Gërmenjës, në qarkun e Korçës, poshtë piramidës 15. Fatmirësisht zjarri nuk është përhapur drejt Rezervatit Gërmenj-Shelegur, ndërsa mësohet se rreth 60 forca nga disa institucione po punojnë për izolimin e flakëve. Ndihmë në terren po ofrohet edhe nga ushtria dhe vullnetarë. Ndërkohë parashikimet e motit tregojnë për reshje shiu rreth mesditës, çka mund të ndihmojë në shuarjen e zjarrit. Njoftimi: SITUATA NË PARKUN NATYROR TË GËRMENJËS, Dt. 18.08.2025 Ora 09:00. Në bazë të hartës kemi një përhapje të zjarrit poshtë piramidës 15 në thellësi të territorit tonë, por në drejtim të Rezervatit Gërmenj-Shelegur nuk ka përhapje të re. Forcat (rreth 60)  nga MZSH Kolonjë, drejtoria rajonale e Zonave të Mbrojtura, policia kufitare, shërbimi pyjor e vullnetarë,...