Macron:Nëse tregojmë dobësi sot kundër Rusisë,do të paguajmë një çmim të rëndë nesër

Macron:Nëse tregojmë dobësi sot kundër Rusisë,do të paguajmë një çmim të rëndë nesër

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur pesimizëm në lidhje me qëllimet e Rusisë përpara bisedimeve vendimtare në Uashington ditën e nesërme. “Më pyesni nëse besoj se Putini dëshiron paqe. Mendoj se përgjigjja është jo”, tha Macron, duke shtuar se “situata është jashtëzakonisht serioze, jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën”. Udhëheqësi francez theksoi se qëllimi i përbashkët i evropianëve është “një paqe e fortë dhe e qëndrueshme për Ukrainën” dhe përsëriti se “ne duam që integriteti territorial i Ukrainës të respektohet”. Emmanuel Macron theksoi gjithashtu se bisedimet e së hënës në Uashington midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky synojnë të paraqesin një front të përbashkët për Ukrainën me aleatët e saj evropianë.