News24 rikthehet në ekran pas 10 ditësh ndërprerje sinjali. Vijon beteja për informim të lirë!

News24 rikthehet në ekran pas 10 ditësh ndërprerje sinjali. Vijon beteja për informim të lirë!

Pas një ndërprerjeje të paprecedentë prej 10 ditësh, ekrani i News24 është sërish në transmetim. Ndërprerja e imponuar e sinjalit të televizionit më të madh informativ në vend mori fund sot me rikthimin e tij pranë shikuesve tanë besnikë. Pas ndërhyrjeve arbitrare që e bënë të pamundur vazhdimin e transmetimeve nga ambientet e mëparshme, News24 ka gjetur forcën dhe rrugën për të vijuar punën nga një hapësirë e re, duke mos hequr dorë nga misioni i tij. Ky rikthim është më shumë se një moment teknik; është një dëshmi e gjallë se liria e medias nuk mund të ndalet me urdhra, barriera apo tentativa të çdo forme për të heshtur zërin e së vërtetës dhe për të penguar të drejtën e informimit publik. Ai është fryt i besimit dhe...