BBC: Ndihmat ajrore në Gaza bien në zona të kuqe që sjellin pasoja fatale njerëzore

BBC: Ndihmat ajrore në Gaza bien në zona të kuqe që sjellin pasoja fatale njerëzore

Ndërsa uria masive në Gaza ka shkaktuar dënim global, Izraeli lejoi fundin e korrikut shpërndarjen e disa ndihmave përmes ajrit. Por, një analizë e BBC Verify, zbulon se një pjesë e konsiderueshme e këtyre dërgesave ka rënë në zona që ushtria izraelite i ka shpallur si zona të rrezikshme luftarake, ku popullsisë i është thënë të mos hyjë. Pamjet e verifikuara tregojnë dhjetë raste të ndryshme kur kutitë me ushqime kanë përfunduar në territore të kuqe në hartë, të cilat Izraeli i ka klasifikuar si zona të rrezikshme. Edhe kur ndihmat bien në zona të shpallura si “të sigurta”, shpesh rezultojnë fatale. Një video e siguruar nga BBC tregon momentin kur një kuti ndihmash ra mbi një djalë në Gaza, duke e vrarë atë në vend....