Sinsinati: Sinner e Alcaraz sërish përballë në një finale, Paolini sfidon Swiatek te femrat

Sinsinati: Sinner e Alcaraz sërish përballë në një finale, Paolini sfidon Swiatek te femrat

18 Gusht 2025 8:57 Telesport Janë përcaktuar tenistët finalistë të turneut Masters të Sinsinati, turneu i fundit i rëndësishëm në prag të grand slam të US Open, që nis pas një jave në Nju Jork. Për meshkuj, përballë njëri-tjetrit do të jenë dy tenistët më të mirë në botë, numrat 1 dhe 2, përkatësisht italiani Jannik Sinner dhe spanjolli Carlos Alcaraz. Një finale ku nuk ka favoritë. Kjo është hera e katërt këtë vit (hera e 14-të në total) që dy tenistët përballen mes tyre, të gjitha në finale: Alcaraz ka fituar në Romë dhe Roland Garros, ndërsa italiani triumfoi në Wimbledon. Për femra, finalja do të diskutohet mes italianes Jasmine Paolini dhe polakes Iga Swiatek. Kjo e fundit, ish-numri 1 në botë dhe fituese...