Skema Kombëtare, Denaj: Financim për investime në akuakulturë deri në 15 milionë lekë

Skema Kombëtare, Denaj: Financim për investime në akuakulturë deri në 15 milionë lekë

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 po ofron mundësi të reja për zhvillimin e sektorit bujqësor, me fokus të veçantë këtë vit tek investimet në akuakulturë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se përmes kësaj mase mbështetëse, ofrohet një grant prej 50% të vlerës së investimit për instalimin e rrjetave dhe koshave të rritjes së peshkut, duke synuar rritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet e brendshme dhe të huaja. Mbështetja financiare përfshin 50% të vlerës së faturave tatimore, por jo më shumë se 15 milionë lekë për subjekt. Përfituesit e kësaj skeme kanë gjithashtu mundësinë të kombinojnë grantin me Kredinë e Butë, e cila ofrohet me një interes prej vetëm 2%, si dhe me garancinë...