Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
La Noche Cubana ndezi Kalanë e Ali Pashës me ritmet e muzikës latine
Kalaja historike e Ali Pashës në Porto Palermo, në Himarë u kthye mbrëmjen e 16 gushtit në një skenë të gjallë muzikore, plot ngjyra, kërcim dhe emocione, falë festivalit të njohur Porto Palermo Festival. Në mbrëmjen e 11-të të këtij festivali, atmosfera u ndez nga “La Noche Cubana”, një udhëtim muzikor drejt Kubës dhe muzikës së saj të pasur. Këngëtarja kubane me famë ndërkombëtare, Laraine Cañizares Machado, solli në skenë zërin e saj të fuqishëm dhe shpirtin e muzikës latine, duke magjepsur publikun me salsa, bolero dhe ritmet tropikale që janë identike me atmosferën e Havanës. Ajo u shoqërua nga muzikantët virtuozë Michael Rodi në piano, Paolo Cozzolino në kitarë dhe Fabrizio Aiello në bateri, të cilët përkthyen çdo notë në energji të papërmbajtshme dhe...