Sonte hëna ëndërron e lodhur, e mërzitur

Sonte hëna ëndërron e lodhur, e mërzitur

Poezi nga Sharl Bodler Sonte hëna ëndërron e lodhur, e mërziturSi një grua e bukur që mes jastëkësh t’butëPërkëdhel gjijt butësisht e lehtë, e dremitur,Ndërsa ledhatimi ëmbël në ëndrra e fut. Mbi supin –saten të reshmeve të bardheme,Syri i saj mashtrohet me pamje të rremeAjo tretet e tëra në prehrin e zalisë,Që lulëzojnë , ngjitjen e drejt kaltërisisë. N’këtë molisje t’ëmbël, ashtu tinës e kot,Kur ajo ndonjëherë lëshon një pikë lot,Një poet besnik, që tërë natën s’ka fjetur, Në dorën e vet na e merr lotin e trishtimit,Me një shkëlqim ylberi si t’ish prej rrezatimit,Dhe e shtrëngon në zemër, nga sytë e djellit fshehur./KultPlus.com