Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Protestat në Serbi, Vuçiç paralajmëron studentët: Do të ketë reagime të ashpra nga shteti
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar ashpër ndaj protestave studentore që kanë përfshirë disa qytete të vendit, duke i cilësuar ato si “sulm i organizuar” kundër shtetit dhe jo thjesht manifestime qytetare. Në një deklaratë të bërë këtë të diel, Vuçiç paralajmëroi masa të forta ndëshkuese ndaj protestuesve, duke thënë se “në ditët në vijim priten vendime të papritura nga shteti”. Ai theksoi se brenda 10 ditëve do të ketë arrestime për secilin që ka marrë pjesë në aktet e dhunshme. “Ngjarjet në Valjevo ishin të tmerrshme, në Beograd pak më të lehta, por po aq të rënda në Novi Sad. Ne do të rikthejmë rendin në çdo mënyrë”, u shpreh presidenti serb. Vuçiç akuzoi protestuesit për përpjekje për të destabilizuar vendin dhe paralajmëroi...