Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zbardhet dokumenti, çfarë përmbante broshura protokollare e takimit Trump-Putin
Një broshurë protokollare 7-faqëshe, e hartuar nga Zyra e Protokollit të Shtëpisë së Bardhë, ka zbuluar detaje nga samiti i zhvilluar në Alaska mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin. Dokumenti parashikonte jo vetëm axhendën e takimit, por edhe dhuratat që do të shkëmbenin dy liderët. Presidenti Trump kishte përzgjedhur për homologun e tij një statujë të shqiponjës, simbol i stemës zyrtare të Shteteve të Bashkuara. Dhurata ishte menduar për t’u vendosur në tryezën e punës së presidentit rus në Kremlin. Nga ana tjetër, protokollet e të dyja palëve kishin përgatitur dhurata përkatëse, duke respektuar traditën e shkëmbimeve ceremoniale në takime të këtij niveli. Në broshurë përfshihej edhe menuja e një dreke solemne, e planifikuar në Bazën e Bashkuar “Elmendorf-Richardson” në Ankorazh,...