Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

NgaGjergj Erebara, BIRN Në mënyrë të shpeshtë, drejtuesit e bankave ulërasin nëpër konferenca apo jashtë konferencave për atë që supozojnë se është përdorim i tepruar i parasë fizike në ekonominë shqiptare dhe nënpërdorim të mjeteve të pagesës elektronike. Në një rast, një prej këtyre bankierëve kërkoi, në mënyrë eksplicite, që ligjet në vend të ndryshohen dhe që bizneset të detyrohen në nivel kombëtar të instalojnë terminale të procesimit të pagesave POS. Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama u bë kryeministri shqiptar i radhës që çudit jo vetëm shqiptarët por edhe të gjithë botën duke deklaruar ambicien për ta bërë Shqipërinë pararojë globale, vendin e parë në botë pa para fizike, brenda pesë viteve të ardhshme. Një deklaratë e tillë bombastike nuk ka se si...