Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kulla mbi stadiumin ‘Flamurtari/ Atird Hoxha denoncon projektin famëkeq të mikut të Ramës miratuar në mes të gushtit
Këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Vlorës Atird Hoxha përmes një postimi në facebook denoncon shkatërrimin e stadiumit dhe Pallatit të Sportit “Flamurtari” për të ndërtuar kulla private. Ai ka reaguar ashpër ndaj mbledhjes së jashtëzakonshme të thirrur në mes të gushtit, ku do të diskutohet projekti për zhvillimin e zonës së Stadiumit dhe Pallatit të Sportit “Flamurtari”. Pas këtij projekti ai thotë se fshihet interesi i drejtpërdrejtë i “mikut të Ramës”, Sinan Agai, (Sinan Idrizi) që aktualisht ka në administrim terrenet dhe ekipin e futbollit “Flamurtari”. Vlora në rrezik nga “Komisioni Çuçi, Vëngu, Sinaj” Në mes të gushtit përvëlues, “komisioni shkatërrues” ka thirrur një mbledhje jashtë radhe të Këshillit Bashkiak të Vlorës, për të kaluar pa shumë zhurmë projektin famëkeq për “zhvillimin” e zonës së...