Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
I njohur si ‘gjyshi i përrallave’, ndahet nga jeta aktori Zija Grapshi
Është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare aktori Zija Grapshi. Grapshi, një ndër emrat e njohur të skenës dhe kinematografisë, njihej edhe si ‘gjyshi i përrallave’ prej interpretimeve të tij për fëmijë. Grapshi lindi në Gjirokastër më 19 Mars 1931. Mbaroi liceun artistik “Jordan Misja” më 1952. Fillimisht u aktivizua në grupin filodramatik pranë “Radio Tiranës” që nga viti 1949, më pas ka luajtur role në zhanret e komedisë, sidomos në Teatrin e Estradës së Shtetit, disa role në Teatrin Popullor, por më së shumti u bë i njohur si aktor i Teatrit të Kukullave të Tiranës, ku edhe ka punuar më gjatë, mbi 40 vjet, nga viti 1951. Ka qenë pedagog në Institutin e Lartë të Arteve për disa vjet, nga 1967. Në mbi...