Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E mbyllën në spitalin psikiatrik, reagon këngëtari i njohur grek: Nuk vuaj nga asnjë sëmundje mendore! Veprim i mjerueshëm i…
Këngëtari i mirënjohur grek Giorgos Mazonakis, i cili u mbyll nga motra e tij dhe familjarë të tjerë në spitalin psikiatrik, ka thyer heshtjen dhe ka reaguar. Mediat greke raportojnë se përmes një deklarate të bërë publike nga avokati i tij, ai thotë se është mirë dhe se nuk vuan nga asnjë sëmundje mendore, duke rikonfirmuar zërat se e gjithë kjo është bërë nga motra e tij dhe familjarë që mesa duket duan t’i marrin pasurinë, me të cilët ndodhet edhe në proces gjyqësor prej disa vitesh. “Mbyllja ime e përkohshme këtu në Dromokaiteio u bë pa u vënë në dijeni. Unë nuk vuaj nga ndonjë sëmundje mendore që kërkon kujdes psikiatrik dhe që mund të më bëjë të rrezikshëm qoftë për veten time apo...