Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dyshohet se e motra e futi në kurth, këngëtari grek Giorgos Mazonakis reagon pas shtrimit në spitalin psikiatrik: Nuk kam asnjë problem mendor
Këngëtari i njohur grek, Giorgos Mazonakis, ka bërë deklaratën e tij të parë publike pas shtrimit të bujshëm në spitalin psikiatrik Dromokaiteio, duke mohuar çdo pretendim për probleme të shëndetit mendor dhe duke e cilësuar të padrejtë të gjithë procesin që është ndjekur ndaj tij. Përmes avokatit të tij dhe në një deklaratë për televizionin STAR, Mazonakis sqaroi: “Shtrimi im i përkohshëm në Dromokaiteio është bërë në mungesën time dhe pa u pyetur. Nuk vuaj nga asnjë sëmundje mendore që kërkon trajtim psikiatrik dhe që mund të më bëjë të rrezikshëm për veten apo për të tretët. Pas kësaj sprove fshihet një metodë e ulët dhe e dënueshme.” Ai falënderoi gjithashtu të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto ditë të vështira: “Ju falënderoj...