Trupat gjermane do të garantojnë sigurinë e Ukrainës? Berlini lë të hapur mundësinë

Trupat gjermane do të garantojnë sigurinë e Ukrainës? Berlini lë të hapur mundësinë

Zëvendëskancelari, Ministri i Financave dhe kreu i Partisë Socialdemokrate (SPD) Lars Klingbeil la të hapur mundësinë e pjesëmarrjes së Gjermanisë  në forcat e mundshme që do të ndërmarrin zbatimin e garancive të sigurisë për Ukrainën, megjithatë, duke theksuar arritjen e një armëpushimi si qëllimin kryesor. “Pas armëpushimit, gjithçka mund të diskutohet, përfshirë garancitë evropiane të sigurisë për Ukrainën“, tha politikani socialdemokrat në intervistën e tij në kanalin e dytë të televizionit publik gjerman ZDF. Kur u pyet nëse Gjermania dhe Evropa duhet të dërgojnë trupa në Ukrainë për të siguruar paqen, ai tha: “Sigurisht, ne gjithashtu duhet të marrim përgjegjësi si evropianë kur bëhet fjalë për garancitë e sigurisë, qofshin ato trupa, trajnimi i ushtrisë ukrainase, ndihma financiare apo çështje të tjera, gjithçka duhet të...