Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zjarr në një servis makinash në Fier
Pjesa e pasme e një servisi automjetesh ështe përshirë nga flakêt disa minuta më parë pranë vendit të quajtur “ Kthesa e Patosit”. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete zjarrfikëse të cilat po bëjnê të mundur neutralizimin e flakëve si dhe policia së bashku me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit. Ndërkohë që e gjithë zona është mbuluar nga tymi , dëmet materiale janë të konsiderueshme , por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.