Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rubio hedh poshtë aludimet se evropianët po shkojnë në Zyrën Ovale për të ‘mbrojtur’ Zelenskyn nga Trump
Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, tha se udhëheqësit evropianë nuk do të vijnë në takimin e Zyrës Ovale nesër për ta mbrojtur nga “pranimi i ndonjë marrëveshje të keqe”, por përkundrazi, ata kanë qenë një pjesë kyçe e bisedave gjatë gjithë negociatave të paqes. “Ky është një rrëfim kaq idiot mediatik që ata do të vijnë këtu nesër sepse Trump do ta detyrojë Zelenskyn të bëjë një marrëveshje të keqe. Ne kemi punuar me këta njerëz për javë të tëra për këto gjëra. Ata do të vijnë këtu nesër sepse zgjodhën të vijnë këtu nesër. Ne i ftuam ata të vijnë”, tha Rubio në “Face the Nation” të CBS. Rubio i zbuti pritjet për një marrëveshje paqeje të afërt. “Nuk po...