Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Macron: Evropa dhe Ukraina duhet të jenë të bashkuara përballë Rusisë
Një samit online u zhvillua ditën e diel, ku liderët europianë diskutuan së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për situatën në Ukrainë, pak para takimit të planifikuar me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u shpreh se situata është jashtëzakonisht serioze jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën. Ai nënvizoi nevojën për një front të bashkuar midis Ukrainës dhe aleatëve europianë, duke paralajmëruar se çdo dobësi përballë Rusisë mund të krijojë terren për konflikte të ardhshme. “Qëllimi kryesor është që Evropa dhe Ukraina të jenë të bashkuar dhe të fuqishëm përballë sfidave të sigurisë,” tha Macron. Ai shtoi se dobësia sot do të paguhet nesër dhe theksoi se koalicioni kërkon respektimin e integritetit territorial të Ukrainës. Duke diskutuar takimin...