Zjarr në një servis automjetesh në Patos, dy zjarrfikëse në vendngjarje

Zjarr në një servis automjetesh në Patos, dy zjarrfikëse në vendngjarje

Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një servis automjetesh në Patos. Konkretisht ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur, “Kthesa e Patosit”. Siç shihet edhe në pamje flakët janë përhapur masivisht dhe tymi ka mbuluar gjithë zonën. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për persona të plagosur, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi i zjarrfikësve të Patosit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.